Pejiç: Kukësi e meritoi titullin, vetëm 2 mbrojtësa më kanë bërë të vuaj

May 23, 2017 | 19:56
SHPËRNDAJE

Udhëheqësi i ekipit kampion të Shqipërisë, autori i 28 golave në 35 ndeshje, Pero Pejiç, në një intervistë për “Panorama Sport” tregon ndjesitë e tij për këtë kampionat. Kroati nuk ngurron të thotë se arbitri Jorgji bëri gabime, por për të dy ekipet jo vetëm në dëm të korçarëve.Pejic

Pejiç tregon se rivalët më të fortë kanë qenë Partizani dhe Skënderbeu, por sipas tij nuk ka vend për pretendime, Kukësi është me meritë kampion i Shqipërisë, pasi nuk e ka mundur dot askush.

Më në fund kampion, por ndeshja me Skënderbeun u shoqërua me polemika. Ju vjen keq që ju dha një dorë arbitri për këtë fitore?

Arbitri bëri disa gabime në këtë ndeshje, ai nuk dha penallti për Skënderbeun, por gjithashtu nuk dha edhe për ne në pjesën e parë në rastin e Imamit. Por, në pjesën e dytë, kur Jashanica kapi topin me dorë në zonë, e cila ishte gjithashtu rast për penallti. Unë mendoj që ai ka bërë gabime nga të dy krahët.pejicc

Sa për kampionatin ne e meritojmë plotësisht, pasi kemi pasur një ecuri fantastike, pasi në 35 ndeshje nuk kemi humbur asnjë. Jemi ndeshur me rivalët tanë dhe nuk jemi mposhtur, madje i kemi mundur ata. Kjo do të thotë se ne jemi të fortë se ata dhe se e meritojmë plotësisht kampionatin.

Koleget tuaj te Skënderbeu dhe miku juaj Radas, mendojnë se Kukësi nuk e meritoi titullin, pasi është favorizuar gjithë sezonin nga arbitrat…

Është mendimi i tyre dhe s’më intereson çfarë thonë të tjerë. Unë them që, nëse nuk humbëm për 35 javë, mendoj që e meritojmë titullin. Kampionati nuk është një ndeshje, është një kompeticion dhe ka shumë ndeshje ku çdokush ka bërë gabime, ndërsa ne jo. Ne i bëmë të humbnin ata, ndaj dhe fituam kampionatin.Radas

Kush mendoni se ka qenë rivali juaj më i fortë në këto 35 javë?

Të gjitha ndeshjet në kampionatin shqiptar janë të vështira e sidomos ndaj nesh, që gjithkush ka tentuar të marrë maksimumin e të na mundë, por s’ia kanë arritur dot. Partizani dhe Skënderbeu kanë skuadra shumë të forta dhe kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj.

Keni shënuar 28 gola, 10 prej tyre me penallti. Jeni i kënaqur apo mund të kishit realizuar më shumë?

Unë jam shumë i kënaqur që në 35 ndeshje, kam shënuar 28 gola, por jam lojtar profesionist dhe gjithmonë kërkoj të bëj më shumë. Fundja kjo është puna ime prej sulmuesi.Pejic gol Partizanit

Cili është goli më i bukur juaji i këtij viti, sipas jush?

Kam bërë shumë gola dhe kam disa, por ai që më pëlqen më shumë dhe e mendoj si të arrirë, është goli ndaj Vllaznisë me goditje dënimi. Ishte gjuajtje perfekte, koordinim, shpejtësi, forcë. Pra, me pak fjalë, një gol model që më ka mbetur në mendje.

Me cilin nga mbrojtësit e keni pasur më shumë problem?

Me punën që unë bëj, si sulmues kam të bëj në çdo ndeshje me mbrojtës. Në Shqipëri të gjithë mbrojtësit luajnë shumë fort dhe, nisur dhe nga fiziku im, të gjithë mundohen të përplasen me mua, për të më markuar siç duhet. Megjithatë, mund të them që mbrojtësit me të cilët kam pasur më shumë vështirësi janë Marko Radas dhe Markoviç i Teutës. Janë mbrojtës mjaft taktikë dhe shumë të fortë fizikisht.

A ka një skuadër që e keni pasur më shumë vështirë për t’i shënuar sesa të tjerat?

Duke parë specifikat e ekipeve të kampionatit shqiptar, por dhe statistikat, natyrisht që ndaj Partizanit dhe Skënderbeut ka qenë shumë e vështirë, pasi kanë lojtarë të fortë dhe skuadra kompakte. Plus që ndaj meje kanë pasur vëmendje të veçantë.

Skerdilaid Sulozeqi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura