Përjashtohet nga policia ‘sherifi’ i Korçës dhe dy policët, rrahën të riun se i gërvishti makinën shefit (VIDEO)

Feb 24, 2015 | 11:02
SHPËRNDAJE

Përjashtohen nga rradhët e Policisë së Shtetit zv/drejtori i Policisë së Korçës dhe dy efektivët që dhunuan një të ri, pasi gërvishti makinën e shefit. Përjashtimi vjen pas publikimit të videove të dhunimit të 31-vjeçarit  Tomi Misha. Nga rradhët e policisë së shtetit janë përjashtuar zv/drejtori Arben Hyseni dhe dy policët Robert Memelli dhe Nevzat Blushi.

Dhunohet i riu në Korçë nga policia

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave vijon hetimin penal mbi çështjen.

Misha u dhunua publikisht nga policia në mes të qytetit të Korçës. Mësohet se Hyseni pas përplasjes me të riun ka njoftuar grupin e gatshëm, i cili e ka rrahur të riun në prani të dhjetra kalimtarëve.
Dhuna u denoncua permes nje videoje qe beri xhiron ne rrjetet sociale. Ai me pas perfundoi ne spital pas torturave edhe brenda ne qeli.

Torturimi ka sjelle shembje në gjoks, bark, gjymtyrë dhe fytyrë. Pas një debati të ashpër midis mjekëve dhe policisë, skenat që shihni në video tregojnë dërgimin e Tomi Mishës nga dhoma e spitalit në pavionin e skanerit për të vlerësuar shembjet.

Misha u akuzua se kundërshtoi policinë dhe ishte i dehur. Nderkohe qe prinderit e tij akuzojne policine per dhune ndaj djalit te tyre.

Robert Memelli, polici i pezulluar

Gjykata e Korçës vendosi detyrim paraqitjeje për Mishën, i cili mesohet se ka lene spitalin.

Pamjet janë filmuar nga një kamera celulari e një personi në vendin e ngjarjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura