Pedagogët përplasen me zv.ministrin: UT në kolaps, të largohen 3 anëtarët e Qeverisë

Feb 13, 2018 | 14:12
SHPËRNDAJE

Debate të ashpra mes zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo dhe dy pedagogëve Dhurata Shehri dhe Romeo Hanxhari lidhur me situatën në universitetin e Tiranës.

Shehri-Hanxhari-570x428

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shehri dhe Hanxhari akuzuan ministrinë e Arsimit si fajtore dhe të dështuar për reformën në arsimin e lartë duke e çuar situatën në këtë universitet në kolaps të plotë. Ndërsa nga ana e tij zëvendësministri Ervin Demo, përveçse e hodhi poshtë këto, bëri akuza të rënda ndaj rektoratit si fajto për situatën.

Dhurata Shehri deklaroi se bordi i administrimit të universitetit të Tiranës është përgjegjës direkt për situatën dhe 3 përfaqësuesit e qeverisë në këtë bord duhet të largohen. Shehri hodhi akuza të rënda edhe për qeverinë duke thënë se ajo synon të kontrollojë universitetin.

Romeo Hanxhari I cili dje refuzoi të tërhiqte pagën, tha se tashmë stafi i pedagogëve është në konflikt me të gjithë studentët sepse nuk mundet që pedagogët të paguhen nga pagesat e tyre. Hanxhari tha se duket sikur universiteti i Tiranës i ka zënë derën qeverisë. Hanxhari shkoi më tej duke thënë se synimi është që universiteti shtetëror i Tiranës të degradojë në atë pikë që studentët të preferojnë universitetet private.

demo

Ervion Demo, nga ana e tij bëri përgjegjës rektoratin edhe për faktin se ka refuzuar 4 herë auditimin e këtij institucioni. Sipas tij, kjo është një sfidë e arsimit të lartë dhe qeveria do ta arrijë këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura