Pedagogët kërcënuan me grevë, Ministria: Pagat hidhen brenda ditës

Feb 12, 2018 | 13:11
SHPËRNDAJE

Nderkohe qe pedagoget e Universitetit te Tiranes kercenuan me greve, pasi prej gati dy javesh nuk kane marre pagat, Ministria e Arsimit ka dale sot me nje deklarte zyrtare, permes te ciles njofton se pagat do te hidhen brenda dites se sotme.

pedagoget

Reagimi i Ministrise 

Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve.

Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti.

Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit.

Takimi i sotëm i pedagogëve

Ne takimin e sotem te pedagogeve pjese e Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare, profesor Mark Marku, duke u ndalur në situatën e krijuar, theksoi ndër të tjera se: Ne kemi disa alternativa, mundësia e një greve, mundësia e negociatave dhe ne të krijojmë një grup përfaqëuses në negocim me qeverinë, me kryeministrin, me ministrinë e Arsimit me senatin, rektorin, dekanët dhe bordin e adiministritmi. Unë do mendoja që Bordi i Administrimit me këtë situatë që ka krijuar në universitet, po të kishte përgjegjësi duhet të jepte dorëheqjen”.

Sipas tij, presioni i pedagogeve duhet të jetë i tillë që “ata të kuptojnë që ne nuk jemi në shërbim të borditi të administritmit apo të strukturave ndihmëse, ne jemi në shërbim të studentëve Nuk ka kohë të heshtim, këtë radhë na lanë pa rroga nesër mund të na marrin ambientet e universitetit dhe të na cojnë në ndonjë magazinë që ka ngelur diku andej nga Sauku”.

Marku theksoi se “Vonesa e pagave ëshë gjëja më pak problematike, është tregues i mosfunksionimit të universitetit, por shqetësimi ynë është bllokimi që i është bërë universitetit nga strukturat menaxhuese, nga qeveria dhe presioni që bëhet pa pushim mbi trupën akademike për ti poshtëruar ata dhe për ti trajtuar si hallexhinj të rangut të fundit”.

Deklaratë e Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në universitetet publike shqiptare të krijuara nga bllokimi i fondit të pagave nga ana e qeverisë shqiptare  gjë që ka sjellë mosdhënien e pagave për trupën akademike dhe personelin administrativ të universiteteve publike. Një situatë e tillë ka shkaktuar revoltën dhe reagimin e drejtë të dhjetëra profesorëve dhe të personaliteteve më në zë të botës universitare shqiptare. Në shenjë të mirënjohjes për reagimin e tyre si dhe të përgjegjësisë dhe misionit që forumi i ka vënë vetes që prej krijimit të tij në vitin 2007, grupi koordinator i forumit u mblodh mbrëmë vonë dhe pas analizës së situatës së krijuar në universitet vendosi t’i drejtohej kolegëve, opinionit publik, institucioneve të zgjedhura universitare dhe insitucioneve përgjegjëse qeveritare me këtë deklaratë.

  1. Gjendja e krijuar është pasojë e rëndësishme e ligjit të arsimit të lartë kundërshtuar prej kohësh nga trupa akademike e UT-së dhe nga forumi
  1. Qeveria shqiptare me veprimet dhe mosverpimet e veta duhet të mbajë përgjegjësinë për bllokimin e pagave dhe për bllokimin e përgjithshëm të punës në universitetet shqiptare. Ndjesa publike e kërkuar edhe pse e vlerësuar, nuk zgjidh asnjë nga problemet reale që ka universiteti sot. Përfaqësuesit e shtetit në bordin e administrimit janë pjesë e bllokimit. Forumi mendon se qeveria po bën aleancë me kastën që është përgjegjëse për gjendjen aktuale në universitet duke e rënduar më tepër atë. Pagat e universitetit janë më të ulëtat në rajon dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Fondi i pagave mbulohet vetëm pjesërisht nga qeveria (9 nga 12 muaj) dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Fondet për kërkimin shkencor nga ana e qeverisë janë më të ulëtat në Evropë dhe kjo është përgjegjësi e qeverisë. Qeveria duhet të ulet më në fund me ne, trupën akademike, për të bashkëndarë përgjegjësitë dhe gjetur zgjidhjet.
  1. Strukturat menaxhuese që burojnë prej këtij ligji: Bordi i administrimit dhe administratorët që drejtojnë prej më se dy vjetësh Univeristetin e Tiranës janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e krijuar dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat. Ata, me arrogancën e komisarëve politikë, jo vetëm që janë shkaktarët e krizës por qëllimisht kanë tentuar të poshtërojnë trupën akademike dhe administrative duke mos u dhënë asnjë shpjegim asambleve, senatit, përgjegjësve të departamenteve, dekanëve dhe rektorit të universitetit për gjendjen e krijuar
  1. Kjo është shenja e parë e dukshme e krizës menaxhuese të UT-së që nuk mund të shpjegohet vetëm me paaftësinë. Administratorët dhe bordi i administratrimit ka krijuar një situatë të paprecent të bllokimit të universitetit prej më se një viti. Bordi dhe adminstratorët nuk përfaqësojnë interesat e universitetit, por interesa politike dhe të grupeve okulte të kastës universitare që kanë dominuar këto 20 vjet në mënyrë abusive UT-në
  1. Insitucionet përfaqësuese të UT-së si senati dhe autoritetet e zgjedhura në të gjitha nivelet, përfshi përgjegjësit e departamenteve, dekanët dhe rektori nuk kanë vepruar shpejt dhe me efikasistet në mbrojtje të interesave të UT-së duke lejuar një degradim të vazhdueshëm të gjendjes në UT.

Duke parë gjendjen e krijuar në universitet bordi i forumit ka vendosur organizimin e një takimi me pedagogë, studentë dhe nënpunës të administratës së universitetit, ditën e hënë data 12 shkurt ora 10:00, në godinën “Liria” në Qytetin Studenti,  për të diskutuar dhe marrë vendimet për reagimin e mëtejshëm për çështjet e mëposhtme:

  1. Moskalimin e pagave
  2. Për të përcaktuar hapat dhe modalitetet për shkarkimin e bordit të administrimit dhe administraitorit të UT-së.
  3. Për të përcaktuar hapat dhe grupin negociator me kryeminstrin dhe ministren e arsimit për gjetjen e modaliteteve për zhbllokimin e universitetit dhe kthimin e tij në normalitet funksional dhe demokratik. Qeveria duhet të marrë përsipër pagesën e plotë të grantit qeveritar për pagat i cili aktualisht mbulon vetëm 9 muaj nga 12 muaj të pagave të UT-së dhe duhet të nisë procedurat fiunanciare për ekuivalentimin e pagave në universitet me atë të kolegëve të vendeve të rajonit (së paku nivelin e pagave në Republikën e Kosovës)
  4. Hapjen e një debati brenda universitetit me organet e zgjedhura për realizimin e standarteve të akredimit, të cilësisë së mësimdhënies, punës shkencore dhe rikonceptimit të rolit të UT-së në fushën e dijës dhe në shoqëri

Grupi koordinator i forumit ka bindjen e plotë se gjendja e nënshtrimit të trupës akademike çon në dekompozimin e UT-së dhe se një lëvizje për përballimin e kësaj situate, ku nuk përjashtohet edhe thirrja e një greve të përgjithshme në rast të refuzimit të negociatave apo të dështimit të tyre, është sa emancipuese, aq edhe e domosdoshme.

Kordinadori i Forumit për liritë akademike dhe autonominë universitare

Prof. Assoc. Dr. Mark  Marku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura