PDK kundër kandidatëve të nxjerrë nga PD, Ndoka pas takimit me Bashën: Nuk ka ende tym të bardhë për koalicionin

Apr 15, 2015 | 15:37
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha ka bërë me dije se ende nuk ka një marrëveshje konkrete koalicioni mes dy partive për zgjedhjet e 21 qershorit.

Pas afro 1 orë takimi, Ndoka tha se ‘nuk ka ende tym të bardhë. Negociatat vijojnë. Po diskutohen disa çështje’.

Nard Ndoka, kreu i PDK

Demokristianët nuk e pritën mirë zyrtarizimin e kandidaturës së PD-së në Fushë Arrëz, një bashki që e kërkonin me çdo kusht.

I kontaktuar më herët nga “Panorama Online”, kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se takimi do të vendosë për fatin e koalicionit.

Por ai përsëriti shqetësimin se PD-ja vijon të publikojë emrat e kandidatëve në 61 bashkitë, në mënyrë të pakonsultuar me aleatët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura