PDIU: Pse dorëheqja e Xhafajt dhe Tahirit nuk e shpëtojnë dot Ramën…

Oct 27, 2018 | 15:40
SHPËRNDAJE

“Dorëheqja e Xhafës dhe Tahirit, nuk e shpëtojnë Edi Ramën”, shprehet Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, ne nje reagim nga selia e partise, pas lajmit per dorehqjen e ministrit te Brendshem.

mesila

 

“Sot Shqipëria është zgjuar me lajmin e dorheqjes së Ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, ministry I dytë I brendshëm që akuzohet për përfshirjen në trafikun e drogës. Në cilindo vend demokratik ky do ishte konsideruar një akt normal pas akuzave të përfshirjes së familjarëve të tij të afërt në trafikun e drogës, por sot pas kaq e kaq muajsh këmbëngulje për tu gozhduar në karrigen e ministrit, ky akt është vetëm fillimi I fundit të dëshpëruar të krimit të instaluar në pushtet.Personi përgjegjës që kanabizoi vendin dhe është strateg I krimit elektoral, është vetë kryeministri I vendit Edi Rama ndërsa Ministrat e tij të brendshëm Xhafaj dhe Tahiri, kanë qenë vetëm vegla në arritjen e objektivave të tij me pasoja të rënda për vendin. Qysh prej dy ditësh ka dalë hapur përpara shqiptarëve e vërteta e zgjedhjeve të qershorit 2017”, shrephet Doda.

“Dhjetëra banda elektorale në të gjithë vendin, kanë vepruar me urdhër politik duke u sjellë si një rrjet i vetëm kriminal me qëllim dhënjen e pushtetit politik Edi Ramës. Ky është thelbi i krizës së sotme politike ndaj këto përgjime dhe arreste të grupeve kriminale rrëzojnë njëherazi çdo pikë legjitimiteti me të cilin mbrohej qeverisja deri tani. Pas raportit të OSBE që theksonte se 20% të votave ishin blerë e tjetërsuar, sot gjendemi përballë provave që tregojnë se kjo është një qeveri e pavotuar dhe është krijuar e ekziston ende më vota të blera e të rrëmbyera. Kjo është pikënisja e kësaj krize që sot përkthehet në një ekonomi që po sakatohet e shkon si detyrim në duart e krimit, I cili mban peng qeverisjen që I dha votat, dhe sjell për shqiptarët varfëri, skamje e zbrazje masive të vendit nga të rinjtë, të rejat dhe familjet shqiptare”, shton ajo.

“Përballë këtij skandali, PDIU mbështet çdo veprim të opozitës së bashkuar për të krijuar klimën e favorshme dhe siguritë e domosdoshme për ndryshimin e pushtetit politik të sotëm që është bazuar dhe ka perfeksionuar blerjen dhe manipulimin e votës, një sistem që ka ngritur Rilindja e Edi Ramës në bashkpunim me bandat elektorale të vendit. Kujtojmë që janë 76.000 vota të PDIU që sot nuk kanë asnjë përfaqësim, tre mandate të blera nga kjo maxhorancë dhe të paktën dy të tjera që janë zhdukur me urdhër politik, ndaj kjo masakër elektorale mbi PDIU që kemi muaj që e sjellim përpara opinionit, verifikohet në përgjimet e bandave dhe krerëve politik të rilindjes. PDIU mbështet kërkesën për ndryshimin e pushtetit qendror dhe vendor nëpërmjet votimeve reale njëherazi dhe kërkon sot largimin e personave që inspiruan, egzekutuan dhe vodhen votën e shqiptarëve nëpërmjet një masakre të vërtetë elektorale. Sot çdo pikë legjitimiteti i Edi Ramës kryeministër ka rënë, por sistemi që ai ka ngritur nuk do lejojë kurrë zgjedhje normale në vend. Ndaj është urgjente që të çmontojmë një sistem kriminal që ka shkatërruar çdo besim tek vota e lirë dhe që ka uzurpuar sot çdo segment të institucioneve shqiptare me partine-shtet. Ramen se shpeton dot me asgje sepse tani perfundimisht PS eshte ne Opozite bashk me ne, dhe ne pushtet është vetëm Rilindja dhe kryerilindasi Edi Rama”, përfundon Doda reagimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura