PD zyrtare pritet të mbledhë Kryesinë, do të diskutohet për riorganizimin dhe të ardhmen e kësaj force politike

Jun 6, 2023 | 16:44
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike mbledh në orën 17:00 Kryesinë.

pd (2)

Sipas burimeve, mësohet se në mbledhje do të diskutohet riorganizimi dhe e ardhmja e PD-së.

Deputetët kërkojnë zgjedhje fillimisht në seksione, grup-seksione, degë dhe më pas për kryetar, ndërsa Kolegji i Kryetarëve dje njoftoi se kërkon zgjedhje të menjëhershme për kryetar, deri në 15 korrik.

Sot pritet që Kryesia të vendosë se cila nga taktikat do të ndiqet.

Sipas burimeve nga Panorama TV këta janë anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike që pritet të jenë të pranishëm në mbledhje:

  1. Jorida Tabaku
  2. Enkelejd Alibeaj
  3. Gazment Bardhi
  4. Jemin Gjana
  5. Flamur Hoxha
  6. Jonila Godole
  7. Taulant Zeneli
  8. Orjela Nebija
  9. Endri Hasa
  10. Indrit Sefa
  11. Kreshnik Çollaku
  12. Roland Bejko
  13. Gentjan Gaba
  14. Agron Kapllanaj
  15. Dhurata Çupi
  16. Fitim Zekthi
  17. Gazmend Koduzi
  18. Helidon Bushati
  19. Juela Hamati
  20. Orjola Pampuri
  21. Taulanta Jupi
  22. Xhemal Gjunkshi
  23. Lefter Gështenja
  24. Dashnor Sula
  25. Bledion Nallbati
  26. Saimir Korreshi
  27. Arbi Agalliu
  28. Merita Bakiu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura