PD: Vendi i pasigurt, Rama servir propagandë

Jul 27, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike reagoi sot pas aktivitetit të Qeverisë për Komisariatin Dixhital duke deklaruar se vendi është në pasiguri të plotë nga krimi.

Arben Ristani
Arben Ristani

Sekretari i përgjiththshëm, Arben Ristani tha në një konferencë për shtyp se “Paturpësisht, Edi Rama, serviri edhe sot propagande, fasade politike, për arritje e suksese në fushën e rendit, ndërkohë që pasiguria e qytetareve po kap majat dhe kriminaliteti është zgjeruar e konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit. Propagandë e pështirë, por asnjë përgjigje për skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpolit për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, aleatit  të Edi Ramës, në shërbim të interesave politike të Edi Ramës.

Sipas tij “Pikërisht në kohën kur po mbahej kjo shfaqje dixhitale e Ramës, në mes të Ditës, del lajmi se në Rinas një zonë e supozuar si e sigurtë, tre maska shfaqen të armatosura dhe grabisin një makinë. Pasiguria është kthyer në normë, vrasje, grabitje me maska të tursitëve dhe qytetarëve, aksidente që marrin jetë ndodhin çdo ditë. i vetmi që nuk e sheh këtë situatë është Edi Rama, i cili provokon edhe më shumë shqiptarët duke u rrëfyer atyre një realitet që ata nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura