PD tjetër sinjal drejt LSI-së: Gati të bashkëpunojmë, është domosdoshmëri

Oct 10, 2017 | 17:01
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shprehur qëndrimin e forcës së tij politike që të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një deklaratë për mediat, Paloka theksoi se ky bashkëpunim duhet të bëhet në të mirë të qytetarëve.

2016-06-30-16_15_43-Paloka-Windows-Photo-Viewer

“Ne jemi të hapur te bashkëpunojmë jo vetëm me LSI-në, por me çdo qytetar i cili është i gatshëm të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisjeje, e cila mund të jetë më e keqja që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.”

Reforma Zgjedhore dhe ajo territoriale janë dy nga betejat kryesore të demokratëve. Edhe pse Paloka thotë se ato do të jenë procese të ndara, pasja e një harte të re shihet si domosdoshmëri për opozitën.

 

“Sot është domosdoshmëri jo thjeshtë për faktin se kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale, por edhe për faktin se qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal.”

Prej disa ditësh demokratët kanë nisur edhe analizën për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Paralelisht me kryerjen e këtij procesi, Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike, ka kërkuar përmes një platforme që pjesë e zgjedhjeve në të gjitha nivelet të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike. I pyetur për këtë çështje Paloka thotë se periudha 8 javore e analizës do të shërbejë për të parë edhe defektet brenda strukturave të partisë.

“Kjo mund të na shërbejë edhe për të gjetur defektet, apo ato probleme që mund të ketë pasur vetë brenda Partisë Demokratike, apo strukturës në mënyrë që në një proces të ardhshëm gjithçka të përmirësohet apo rregullohet.”

Vetë Lulzim Basha është shprehur se “çdokush që ka mendime dhe propozime do të vazhdojë të ketë hapësirën për t’u dëgjuar dhe së bashku me anëtarësinë të kontribuojë në Partinë Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura