PD tërhiqet nga etiketimi “bej”: Kokëdhima “administrator” i Jugut

Sep 2, 2015 | 8:57
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike është tërhequr nga etiketimi “bej” për deputetin e Vlorës, Koço Kokëdhima. Kritikat e ish-prefektit dhe funksionarit të lartë të PD-së në Elbasan, Shefqet Deliallisi dhe ish-ministrit Jemin Gjana për përcaktimet e përdorura nga opozita për përcaktimin e deputetit Kokëdhima si “bej”, janë reflektuar në deklaratën e djeshme që PD përdori në denoncimin e saj.

ristaniSekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, gjatë denoncimit që i bëri trafikut të drogës me avion në Vlorë, i cili sipas opozitës nuk është ndërprerë akoma, teksa përmendi emrin e deputetit Kokëdhima, ndryshe nga denoncimi i parë ku etiketohej si “bej” është cilësuar si “administrator” i Jugut.

Ish-prefekti i Elbasanit, Deliallisi, reagoi pas deklaratës së nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka, ku si etiketim për kompetencat e shtuara që i janë dhënë në Jug të vendit nga Kryeministri, deputetit të Vlorës Kokëdhima, e cilësoi atë si “bej të Jugut”.

Deliallisi u kujtoi demokratëve se bejlerët nuk janë simbol i së keqes, ndërkohë që i theksoi se pronarët janë shtresa më besnike e elektoratit të djathtë.

DENONCIMI
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, denoncoi dje trafikun ajror të drogës, i cili, sipas tij, edhe pas aksionit dhe kapjes të një grupi kriminal nga policia italiane, vijon akoma me mbështetjen e qeverisë.

“Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal”, u shpreh Ristani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura