PD, të tjera akuza Tahirit: Korrupsion 1.1 miliardë lekë me uniformat e policisë

Feb 12, 2016 | 12:49
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Drejtësisë, Saimir Tahiri për korrupsion me tenderin për uniformat e reja të policisë. Në një deklaratë për media nga selia e PD, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj tha se pas uniformës së re të policisë që prezantoi Tahiri, fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh.

alibeajSipas tij, tenderi u bë pa transparencë dhe pa u dhënë asnjë informacion për procesin, ndërkohë që kriteret teknike u përcaktuan sipas profilit të fituesit të paracaktuar.

“Uniforma fituese u shpall nga Tahiri përpara se vendimi të botohej në fletoren zyrtare. Asnjë e dhënë kush është dizanjuesi, pse u zgjodh ai, cili komision dhe si u bë vlerësimi. Mendimi i vetë policisë, i ekspertëve nuk është marrë në konsideratë. Sipas ligjit, vetë drejtoria e Policisë duhej të kishte nisur këtë procedurë, sipas kërkesave dhe nevojave të saj” tha ai.

Sipas Alibeajt, nuk gjendet i pasqyruar askund mendimi i specialistëve të fushës për sa i përket cilësisë së veshjes, por as për emblemën e simbolet që janë vendosur.

Ai ka shtuar me tej se vetëm Saimir Tahiri e veglat e tij e dinë se kush është personi i kontraktuar.

“Një aferë e pastër korruptive, ku 1.1 miliardë lekë doroviten duke i ndarë me klientin e ministrit. Paratë e shqiptarëve trajtohen si të ishin portofoli privat i Tahirit. Ky ministër që po bën krenar shefin e tij dhe në lëmin e korrupsionit, nuk e ndjen si detyrim të respektojë ligjin dhe procedurën, as të japë llogari. Ashtu siç nuk u përgjigj edhe mbrëmë, kur publikisht në sytë e shqiptarëve u pyet në “top story” për lidhjen e tij me Emiliano Shullazin”- tha Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura