PD: Të mblidhet urgjent komisioni, Tahiri e Rama po shkatërrojnë provat

Oct 19, 2017 | 15:27
SHPËRNDAJE

Anetaret e PD ne keshillin e rregullores dhe mandateve jane ne Kryesise e Kuvendit nga ku kerkojne mbledhjen urgjente te ketij komisioni per miratimin e kerkeses se prokurorise per heqjen e imunitetit te Saimir Tahirit. Kerkohet mbledhje urgjente sepse Tahiri dhe Edi Rama po shkaterrojne provat e perfshirjes ne krim. Çdo minute qe kalon, çdo zvarritje, ndihmon Saimit Tahirin dhe Edi Ramen ne fshehjen e provave te krimit, te trafikut te drogës

90823350-20d3-4aba-87fc-c2c6a20992e2 (1)

Basha thirrje Ruçit: Mblidh urgjent Kuvendin, çdo minutë vonesë i shërben Tahirit për të prishur provat

Pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit, ka reaguar kryedemokrati Basha. Ai i ka bërë thirrje Kuvendit per te votuar menjehere heqjen e imunitetit te Tahirit per t’i hapur rruge arrestimit te tij.

basha

Sipas Bashës cdo deputet duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. “Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, në fakt që prej këtij momenti qeverisja e Edi Ramës ka mbarur de facto. Cdo ditë e qëndrimit të tij si kryeministër është agoni.  Rama sot është i vdekur politikisht, eshte nje kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar. PS është e vdekur nëse nuk shkëputet nga Rama”- tha Basha.

DEKLARATA E BASHES 

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri.

I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë.

I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.

Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.

Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.

Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura