PD te Ligjet, thirrje deputetëve të PS: Kur të shkoni në 11:00, e të gjeni ministrin e zhdukur…

May 16, 2018 | 10:24
SHPËRNDAJE

Debat i fortë te Komisioni i Ligjeve nga ana e deputetëve të PD, që kanë kryefjalë të diskutimit cështjen Xhafaj. Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka ftuar kolegët socialistë, të reflektojnë e të pozicionohen qartë përballë ministrit, që e ka quajtur ‘personi i zhdukur’.

ligjet

“Si do të ndjekë ky 40 bandat, por bandën e 41 kur do e ekzekutojë ky, atë që e drejton i vëllai i tij”- tha Alibeaj.

ligjet1

“Cfarë lirish do të mbronin ne sot nëse një orë e më parë, ju mbi të gjithë nuk bëni reflektim njerëzor para se të jetë politik. Personi i dënuar me burg, i mbrojtur për 5 vite nga i vëllai ministër i Brendshëm, vazhdon i qetë të japë garanci, mbështetje që trafiku të vazhdojë. Këto janë ato që duhet të diskutojmë ne sot, nuk mundet të mbrohen liritë e njeriut, kur personi  zhdukur, ministri i brendshëm i vendit nuk merr përgjegjësitë e veta, ligjore, se ato politike i ka dikush tjetër. Edhe në orën 11:00 kur të shkoni e të gjeni personin e zhdukur, për të treguar që nuk jeni njësoj merrni përgjegjësin penale, kushdo që nuk është i përfshirë në trafik heroine, të mbrojë fytyrën e vet, të familjes e të postit që mbani, nëse vazhdoni krah trafikantëve, ministrave që mbrojnë trafikantët dhe kryeministrat që mbrojnë ministrat”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura