Programi ekonomik, PD sqaron si do zbatohet taksa e sheshtë 9%: Nëse e ke rrogën 80 mijë lekë do paguash 4500 tatime!

Jan 29, 2021 | 13:16
SHPËRNDAJE

Një nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike është rikthimi i taksës së sheshtë prej 9%. Por të gjithë janë të interesuar si do të funksionojë kjo.

Dorian Teliti, Shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, pjesë edhe e grupit të ekspertëve që kanë punuar për programin e PD, shpjegon taksën e sheshtë 9 përqind dhe efektet e saj tek qytetarët shqiptarë.

Teliti sjell shembullin e pagës prej 80 mijë lekësh të reja, për të cilën aktualisht paguhen 6500 tatim mbi pagën. Ndërsa me formulën që do të sjellë Partia Demokratike, një punonjës që e ka pagën 80 mijë lekë do të paguajë 4500 lekë.

Sqarimi i Dorian Telitit për taksën e sheshte

Përshëndetje Dori!

Përshëndetje Jona!

Pyetja: Çfarë përfitoj unë nga programi i Partisë Demokratike si specialist që kam vetëm pagën si burim të ardhurash?

Më shumë para në xhepin tënd. Ne do të anullojmë menjëherë taksën progresive mbi pagat 13-23% dhe do të vendosim taksën e sheshtë prej vetëm 9%. Jona sa e ke rrogën sot?

80,000 lekë të reja.

Sot ti paguan 6,500 lekë të reja në muaj tatim mbi pagën. Me taksën e sheshtë do të paguash vetëm 4,500 lekë të reja në muaj. Më shumë para në xhepin tënd, 2,000 lekë të reja në muaj.

Po makinë ke?

Po!

Karburanti do të kushtojë 24 lekë për litër më lirë. Gjithashtu edhe energjia elektrike do të ulet.

Shumë faleminderit Dori!

Faleminderit ty! Dhe mos haro, në datën 25 prill, Shqipëria Fiton Ekonominë.

teliti-taksa-sheshte

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura