“PD s’ka më objektiv dorëheqjen time”- Damian Gjiknuri flet për përplasjen me pakicën në komision: Mund të bllokojnë miratimin. Sistemi nuk ndryshon deri në….

Oct 10, 2019 | 12:06
SHPËRNDAJE

gjiknuriBashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi sot se maxhoranca synon të miratojë brenda muajit dhjetor të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHIR.

Gjiknuri deklaroi sot se përfaqësuesit e opozitës së re në komision mund ta bllokojnë miratimin e reformës zgjedhore, pasi sipas tij insistojnë  në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Por bashkëkryetari i Komisionit të Reformës tha sot se çështjet e rëndësishme si sistemi zgjedhor, vota e emigrantëve apo reformimi i partive dhe financimi i tyre do të shtyhen në një kohë më të vonshme.

“Çështja e sistemit apo vota e emigranteve, do të duan shumë kohë. Siç është reformimi i partive politike apo financimet. Ne duam që deri në dhjetor të mbyllim rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërkohë që propozimet e tjera do i diskutojmë në një tryezë tjetër më të madhe dhe në praninë e mediave. PD nuk ka sjell propozimet për Reformën Zgjedhore. Në çdo diskutim PD ka të drejtën që të sjell vërejtjet dhe propozimet e tyre. Ne i kemi kërkuar PD-së që të gjej çdo lloje mënyre komunikimi sepse ata nuk e njohin këtë komision.  Të sjellin propozime dhe të miratojmë një produkt të gjithëpranuar”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë që ai konfirmoi dhe përplasjen me pakicën në parlament, teksa tha se ata mund ta bllokojnë miratimi e reformës.

“Ata nuk janë dakord, ata insistojnë për çështjen e sistemit zgjedhor. Ata mund dhe ta bllokojnë sepse nuk janë dakord. Por është çështje negocimi dhe asgjë nuk është ende vendosur. PD e ka një ftesë permanente gjithmonë, sa herë që mblidhet komisioni”, tha ai.

I pyetur për dorëheqjen e tij nga kreu i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri e kaloi me një batutë teksa tha se kjo nuk është me kërkesë e opozitës.

“PD nuk e ka më objektiv dorëheqjen time, ka objektive të tjera”, tha ai duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura