PD rikthen propozimin për testin e drogës, rrezikohet prishja e konsensusit me PS-në

Nov 25, 2015 | 13:21
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj se të gjithë zyrtarët e lartë duhet të bëjnë testin e drogës.

Komisioni i posacem per dekriminalizimin
Komisioni i posacem per dekriminalizimin

Megjithëse në komisionin e posaçëm parlamentar për dekriminalizimin u ra dakord për një draft të përbashkët ku nuk përfshihej testi i drogës, PD-ja ka bërë sot një lëvizje të re.

Grupi parlamentar demokrat ka propozuar shtimin e dy neneve në ligjin e ri që do të miratohet që ndalon zgjedhjen e zyrtarëve që rezulton pas analizave se janë përdorues droge.

“Përdorimi i substancave narkotike përbën kusht pengues për të mbajtur, për tu zgjedhur apo për të emëruar në një nga funksionet publike të përcaktuara në nenin 2 dhe 3 të këtij ligji”, thuhet në një prej propozimeve të demokratëve.

Ajo që do të shikohet në ditët e ardhshme është fakti nëse PD-ja do ta kushtëzojë miratimin e ligjit me pranimin nga maxhoranca të këtyre dy neneve.

Nëse demokratët nuk do të heqin dorë nga testi i drogës, siç Basha deklaroi pak ditë më parë se ky nuk është një kusht i panegociueshëm, ligji i dekriminalizimit nuk do të miratohet.

Drafti i PD
Drafti i PD
Drafti i PD
Drafti i PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura