PD: Rama e ka kthyer ALUIZNI-n në zyrë të shtabit elektoral të Erion Veliajt

May 30, 2015 | 17:34
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar sot kryeministrin Edi Rama si shkeles të Kodit Zgjedhor. Ne nje deklarate per mediat, deputeti Keltis Kruja tha se Rama ka vënë në dispozicion të kandidatit të tij për Tiranën, nje zyrë te administratës publike, siç është Aluizni, “duke e kthyer punën e saj dhe detyrimin ligjor që ka, në një show mediatik e propagandistik për interes të fushatës”.

Keltis Kruja

Partia Demokratike i bën thirrje ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian,  që të monitorojnë nga afër e të evidentojnë në raportet e tyre këto shkelje të pashembullta e të përsëritura të stardardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Përsërisim thirrjen ndaj Prokurorisë të nisë menjëherë ndjekjen penale për këtë shkelje të rëndë e flagrante, ditën për diell, që funksionarët e lartë të Administratës po i bëjnë Kodit Zgjedhor. Shkelja në këtë rast ka emër, quhet Artan Lame, i cili e ka kthyer ALUIZNI-n në zyrë të shtabit elektoral të kandidatit Erion Veliaj”,- tha Kruja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura