PD nxjerr dokumentin: Rama i dha vëllait të Armando Prengës lagunën e Patokut

Apr 7, 2015 | 11:11
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike tha sot se dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit të PS Armando Prenga, është dëshmi se kryeministri Rama po bën edhe biznes me lidhjet e tij kriminale. PD publikoi dokumentat që sipas saj tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë.

“Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh”, tha deputeti Bashkim Shehu në një deklaratë për shtyp.

Bashkim Shehu

“Ndërsa dekriminalizimi është kthyer në nevojë jetike dhe në urgjencë kombëtare, Edi Rama, autori i inkriminimit masiv  të institucioneve e parlamentit, jo vetëm nuk po reflekton, por po bën të kundërtën, po bën edhe biznes me lidhjet e tij kriminale.Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh. Kemi këtu dokumentat që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë. Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut”, tha në një deklaratë për shtyp deputeti Bashkim Shehu.

Sipas PD ky është një rast i pastër i gërshetimit të lidhjeve kriminale me korrupsion e biznes qeveritar.

“Kjo është skema e inkriminimit në veprim dhe këtë po bën Edi Rama, me ndarje favoresh të majme me të inkiriminuarit që ka futur në administratë, në zyra, në partinë e tij e deri në parlament. Partia Demokratike paralajmëron Edi Ramën dhe ortakët e tij se nuk do ta njohë këtë kontratë korruptive dhe do ta anullojë atë në momentin më të parë kur të marrrim përgjegjësitë për vendin”, tha Shehu.

Dukument i publikuar nga PD: Vleresimi qe ka bere ministria duke e nxjerre kompanine vellait te deputetit fituese

 

Dokument i publikuar nga PD: Ekstrakti i QKR qe tregon se kompania eshte e vellait te deputetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura