PD përsërit skemën e 2013, fut 3 aleatë në listën për Këshillin Bashkiak të Tiranës

May 5, 2015 | 22:20
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka hartuar sot listën me 61 kandidatë për këshillin bashkiak të Tiranës, por ajo që bie në sy është fakti se ka përdorur të nëjtën skemë si në zgjedhjet e përgjithshme të dy viteve më parë.

Basha gjate nje takimi me aleatet

Tre nga 61 kandidatët për këshillin bashkiak më të madh në vend janë të partive aleate. Konkretisht nënkryetari i republikanëve Alfred Deshati është në vendin e 22-të në listë, kryetari i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi është i 24-ti dhe përfaqësuesi i Lidhjes Demokristiane, Mëhill Geci është i 26-ti.

Pasi dështoi me aleancat parazgjedhore ku disa parti zgjodhën ti bashkoheshin Partisë Socialiste, demokratët kanë vlerësuar se futja e disa aleatëve në listat e tyre mund të sjellë më shumë vota për subjektin politik dhe kandidatin në 21 qershor.

Dy vjet më parë kjo skemë dështoi pasi aleatët morën katër mandate të sigurta duke u futur në listat e PD-së në vende fituese, ndërkohë që nuk i dhanë asaj asnjë deputet më shumë, madje humbën deputet në Shkodër, Tiranë, Korçë dhe Fier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura