PD: Pazaret e Beqës lënë dhjetëra pacientë me leuçemi në mëshirë të fatit

Jun 28, 2016 | 13:27
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike akuzoi sot sërish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja se po bën pazar me blerjen e ilaçit Fludara për leuçeminë.

albana vokshi (1)

Deputetja demokrate, Albana Vokshi tha në një prononcim për mediat se “Edhe pse Fludara ishte bar i regjistruar nga kompania Sanofi Aventis, me çmim të kërkuar prej 276 euro pakoja, Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën kësaj firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij, të kompanisë Incomed, me çmim shumë herë më të lartë, me 390 euro kutia. Miku i Beqës, i këtij hajduti me çizme, merrte pra 114 euro më shumë për çdo pako. Dhe çfarë ndodh; sot paraqet ofertën kompania e Beqës, të nesërmen, miratohet në qeveri lista, vendoset rimbursimi. Nuk e vonon firmën Edi Rama as 24 orë”.

Sipas sajMiku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë. Miku i Beqës duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund a merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, sigurisht të dyshimtë për cilësinë dhe sigurinë e tij, të rrezikshme për shëndetin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura