PD nxjerr të dhënat nga sistemi TIMS: Habilajt bënë disa rrugë droge me mjetin e Tahirit

Sep 20, 2015 | 13:40
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme disa faksimile nga sistemi TIMS që tregojnë se vëllezërit Habilaj, të cilët u kapën duke trafikuar drogë me automjetin e ministrit Tahiri, kanë bërë disa herë rrugë me ngarkesa të lëndëve narkotike.

Të dhënat e sistemit Tims, për habilajt që kanë përdorur në trafiqe dhjetra herë makinën e Saimir Tahirit 1Kjo sipas Edi Palokës, kryetar i grupit të PD-së në Parlament, do të thotë se Tahiri ka përdorur imunitetin e tij për t’i lejuar vëllezërit Habilaj që të bënin tregti droge.

Ministri i brendshëm, jo thjesht u ka dhënë makinën dhe imunitetin njerëzve të tij, bandës së Habilajve, por ka dashur tu thotë policëve, hetuesve, dhe agjencive të zbatimit të ligjit se këtu jam unë, kjo është linja ime e drogës, qëndroni larg”, tha Paloka.

Reagimi i Tahirit

Duhet te kisha falenderuar PD qe heret ne mengjes, por s’besoj merziten ti falenderoj pak me vonese per sherbimin e vyer qe po kryejn duke i bere jehone te perditshme sukseseve te Policise se Shtetit. Me shume mirenjohje per Shqupistat

Të dhënat e sistemit Tims, për habilajt që kanë përdorur në trafiqe dhjetra herë makinën e Saimir Tahirit2 Të dhënat e sistemit Tims, për habilajt që kanë përdorur në trafiqe dhjetra herë makinën e Saimir Tahirit3 Të dhënat e sistemit Tims, për habilajt që kanë përdorur në trafiqe dhjetra herë makinën e Saimir Tahirit4 Të dhënat e sistemit Tims, për habilajt që kanë përdorur në trafiqe dhjetra herë makinën e Saimir Tahirit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura