PD nxjerr dy dokumente të reja: 863 mijë eurot nuk ishin për Kurum, por…

Nov 22, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

“863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh”.

Keshtu tha sot deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën gjithcka “për të mbrojtur ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën”.

Sipas Alibeajt, ne baze te ketij dokumenti qe shihni me poshte, Kurum me vendim te posacem nuk pranonte transaksione kesh.

“Orest Sota ka penguar drejtësinë duke mos thënë të vërtetën për pronësinë 853 mijë eurot të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Tahirit. Versioni i tij se me 863 mijë euro do blinte hekur në Kurum, është një mashtrim për të mos treguar të vërtetën se paratë sikurse dhe patentat i përkasin Saimir Tahirit. PD disponon dokumentet e gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum e kishte të ndaluar cdo transaksion kesh apo përmes bankës për shkak të falimentit”, tha Alibeaj.

alibeaj

DEKLARATA E PLOTE: 

Partia Demokratike disponon fakte të reja, që provojnë se Orest Sota ka penguar drejtësinë, duke mos thënë të vërtetën për pronësinë e 863 mijë eurove, të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Saimir Tahirit. Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur tek Kurum është një mashtrim për të mos treguar, se paratë ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit. Partia Demokratike disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017 se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të proçedurave të falimentit të kompanisë. Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë. Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani. Partia Demokratike është e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e shoferit të Saimir Tahirit do të zbulojë fshehjen e pasurisë së ministrit të Edi Ramës të vënë nga trafiku nderkombetar i drogës. Por Partia Demokratike vëren me shqetësim se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij, të lidhur me krimin dhe drogën. Publikimi në media i pohimit të Ramës, para deputetëve socialistë, se gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Saimir Tahiri duhet të shqetësohet, është mesazh për pengimin e drejtësisë. Edi Rama po e pengon drejtësinë edhe me rastin e Vangjush Dakos, i cili është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave. Heshtja e kryeministrit të vendit, për përfshirje në krimin e rëndë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe blerjes së votës në shkëmbim të tenderave të dy bashkëpunëtorëve të tij, Tahiri dhe Dako, ka një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë derisa ta kapë plotësisht Prokurorinë. Edi Rama po u jep atyre mbrojtje politike nga drejtësia, sepse, gjithçka dhe të gjithë, lidhen me Edi Ramën. Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë, i bën Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon të paprekshëm dhe atëherë nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë. Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar.

doc1 doc

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura