“PD nuk po izolohet nga Bashkimi Europian”/ Ish-ministri i Jashtëm: Përfaqësues të Rithemelimit janë ftuar në qershor nga CDU dhe EPP

May 26, 2022 | 22:29
SHPËRNDAJE

Ish- ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka mohuar të ketë një plan të ndërkombëtarëve për të izoluar Komisionin e Rithemelimit.

open 10

I ftuar në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 të gazetares Eni Vasili, Bumçi kujtoi në mbështetje të argumentit të tij deklaratat e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, si dhe ftesën e përfaqësuesve të “Rithemelimit” nga partia gjermane CDU.

“Qëllimi i opozitës është përfaqësimi i atyre që nuk mendojnë si qeveria, organizimi i energjisë së revoltës kundër qeverisë. Opozitë baras qeveri.
Ose ke opozitë, ose e ke në letër si në Rusi e Serbi dhe je një fasadë që bën sikur je demokraci.

Një opozitë ekziston për qytetarët e vendit që përfaqëson jo për ata jashtë. Përfaqëson qytetarët shqiptar, kjo është arsyeja e parë dhe e fundit e ekzistencës. Sot Shqipëria ka një opozitë ku mbi 90 përqind e anëtarëve i besojnë dhe kanë dalë në 3 raste të veçanta që e kanë treguar këtë.

Ku është opozita që ndenji në Parlament, nuk përfaqësonin qytetarët por për ndërkombëtarët ishin më të mirët.

Nuk ka asnjë izolim nga BE. Kemi një deklaratë të ambasadorit europian që do punojmë me cilindo, Soreca tha me këdo që zgjedh PD-ja. Edhe ambasadori gjerman është në të njejtën linjë se kjo është një çështje e brendshme e PD. E treta përfaqësuesit tanë, Rithemelimi, janë të ftuar në kongresin në EPP në Roterdam dhe në një ditë tjetër gjatë qershorit nga CDU gjermane, flas për Belind Kelliçin, Albana Vokshin etj.

Pra nuk kemi izolim në Europë. Në SHBA është vendimi që nuk lejon hyrjen në SHBA të Berishës por është një vendim i pa konsoliduar.

A është zyrtare? Kemi dy qendrime zyrtare, zëdhënësi i DASH tha se ky vendim është bazuar nga të dhëna të dërguara nga OJQ, qeverisë shqiptare dhe mediat, nëse marrim këto si burime, kjo gjë do kishte vlerë edhe për Ramën kur të ishte në opozitë.

E dyta: Kemi kongresmenin i cili në mbledhjen e komisionit të jashtëm ku merrte pjesë Blinken i kërkoi të dhëna për Berishën.

Gunther Krichbaum është mik i Shqipërisë dhe PD. Është kundërshtar i Ramës duke mos paragjykuar por duke parë çfarë ka bërë Rama. Kush është kundër Ramës ndihmon Shqipërinë.

Ai foli si individ e tha që nuk duhet të ndërhyjmë. Ai nuk përfaqësonte CDU-në, fliste personalisht.

Krichbaum si Elmmar Brok, përfaqësues i CDU një nga figurat drejtuese të CDU i kërkoi Berishës të tërhiqej por u largua me një mendim 180 gradë ndryshe pasi u informua me situatën.

Rithemelimi është përqendruar në shtëpinë tonë dhe jo me ndërkombëtarët.
njëlloj do të sqarojmë edhe Krichbaum.

Por fakti që Këlliçi dhe Vokshi ftohen nga CDU zyrtarisht, kjo tregon që nuk ka izolim se qendrimet e tyre janë të qarta në mbështetje të zotit Berisha”, është shprehur ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura