“PD nuk do të mbetet peng”/ Alibeaj: Berisha e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat ‘non grata’

Dec 10, 2021 | 20:38
SHPËRNDAJE

alibeajNënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar dhënë për News24.

Alibeaj deklaron se Sali Berisha dhe kushdo që kishte dyshime e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat “non grata”.

“PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal. PD nuk do të bëhet mburojë e halleve te askujt. Sali Berisha dhe kushdo që kishte dyshim e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh një partie që nuk distancohet nga personat ‘non grata’.”, shkruan Alibeaj.

Në një intervistë ekskluzive për News24 dhënë gazetarit Sokol Balla, Gabriel Escobar është shprehur i prerë se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike nëse kjo e fundit do rimerret nga ish-kryeministri.

“Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj”, tha Escobar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura