PD: Nëse denoncojnë korrupsionin, Rama hakmerret ndaj zyrtarëve

Feb 3, 2015 | 12:23
SHPËRNDAJE

Sekretarja per marredheniet me publikun ne PD, Grida Duma

Pas prezantimit të platformës online për të denoncuar korrupsionin, Partia Demokratike denoncoi kryeministrin Edi Rama se ka larguar nga administrata zyrtarët që e kanë informuar për aktet korruptive.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma tha sot në një konferencë për shtyp se “platforma on-line për anti- korrupsionin e Edi Ramës ndoshta vlen për të shtuar shpenzimet e qeverisë por jo për të luftuar korrupsionin. Shqiptarët e kuptojnë se cdo të thotë të luftohet korrupsioni me internet e rrjete virtuale, kur kryeministri heq nga puna pikërisht ata që e denoncojnë korrupsionin”.

Ajo risolli rastin e punonjëses Luiza Gjonaj e cila informoi kryeministrin për një akt korruptiv në ministrinë e Mirëqenies, por pas disa muajsh u largua nga puna.

“Dy ligje u shkelen, ligji për nëpunësin civil, dhe ligji që nxit denoncimin e korrupsionit dhe ofron mbrojtje për denoncuesit, për të shkarkuar nga puna nëpunësen, e për të mbrojtur korrupsionin e Erion Veliajt. Kjo është e vërteta e korrupsionit në vend. Kur duhen masa konkrete, Edi Rama mbron korrupsionin dhe nxjerr në rrugë denoncuesit e tij. Ky është mesazhi për të gjithë. Nëse denonconi korrupsionin, do ta keni Edi Ramën nga pas derisa të hakmerret ndaj jush”, tha Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura