‘PD-në e kanë braktisur brenda e jashtë vendit’, Basha i përgjigjet Ramës dhe flet për dy zgjedhje

May 15, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Lideri i opozites Lulzim Basha i eshte pergjigjur menjehere deklaratave te kryeministrit Edi Rama, i cili ne komunikimin javor me ndjekesit ne rrjetet sociale tha se PD ka humbur mbeshtetjen e demokrateve brenda vendit dhe te nderkombetareve jashte vendit.

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

REAGIMI I PLOTE I BASHES:

Shqiptarët folën. Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje fasadë. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste. Nuk do të ketë kurrë më një diktaturë moniste që emëron edhe opozitën fasadë.

Ne kishim dy zgjedhje përpara. Zgjedhja e parë ishte të ulnim kokën e të pranonim fatin tonë si skllevër të republikës së vjetër të krimit, të drogës e të oligarkëve, të pranonim republikën e vjetër ku i gjithë pushteti politik dhe ekonomik kontrollohet nga pak njerëz që shtypin çdo të drejtë dhe mundësi të shumicës së shqiptarëve. Përgjigjen për këtë, shqiptarët e dhanë dje me bashkimin e tyre më të madh kur njëzëri thanë: Kurrë!

Zgjedhja e dytë është në dorën e republikës së vjetër. Të çmontojmë krimin dhe drogën në pushtet e t’u kthejmë pushtetin qytetarëve përmes qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme ose të përmbysim republikën e vjetër përmes bashkimit, marshimit dhe qëndresës popullore të qytetarëve të Republikës së Re.

Në njërën apo tjetrën mënyrë, krimi do të çmontohet, droga do të çmontohet, republika e vjetër do të përmbyset. Sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ardhmen europiane të Shqipërisë. #NgrihemiBashke#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura