PD: Meta s’mund të drejtojë seancën ndaj Frrokut, dëshmitarit kyç për akuzën e porositjes së dy vrasjeve‏

Mar 30, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Tiranë- Partia Demokratike i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që mbledhja e nesërme e Këshillit të Mandateve të mos drejtohet nga Ilir Meta, pasi përbën konflikt interesi.

Eduard Halimi deklarate per mediat

Ka qenë deputeti demokrat Eduard Halimi i cili nëpërmjet një deklarate për media tha drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmimtar kyç në çështjen Doshi-Meta, “përbën një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta”

Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzes si dëshmimtar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën pa as më të voglin dyshim një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta.

“Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj koherent gjatë 10 viteve të fundit,  se për PD, për deputetet e saj, është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti. Për këtë arsye, shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Meten, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave”,- tha Halimi.

Tre deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit i kanë dërguar sot një letër Kuvendit, duke  kërkuar që ky këshill ditën e nesërme të mos kryesohet nga Ilir Meta.

Nesër ky keshill do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Pergjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura