PD: Me trafikun e armëve, rritet dhe 30%-shi i Tahirit dhe i Ramës

May 30, 2016 | 12:27
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka ka reaguar sot pas lajmeve të mediave italiane se në Bari janë kapur sasi të mëdha droge dhe armësh që kishin kaluar nga Shëipëria.

noka

“Krekoset dhe shet mend Edi Rama në asamblenë e NATO-s që mbahet në Tiranë, po droga dhe armët qarkullojnë sheshit. Sot në Bari, janë kapur sasi të mëdha me drogë e me armë, dhe me eksplozivë që kishin kaluar nga Shqipëria, që kishin kaluar pikat e kontrollit kufitar pa asnjë problem.

Pak muaj më parë, prokurori i antimafias italiane, kataldo mota dha alarmin se tashmë përveç kanabisit dhe drogave të forta, nga Shqipëria po vijnë dhe armë.

Një fakt për të cilin Europa është e shqetësuar. Bandat dhe trafikantët e Tahirit dhe Ramës, derisa kanë mbuluar vendin me drogë, derisa kanë këtë licensë për veprimtari kriminale, pse mos ti shtojnë edhe trafikun e armëve?

Ata rrisin fitimet. Rritet dhe pjesa e Tahirit dhe e Ramës, rritet 30 përqindëshi i tyre“, deklaroi Noka në një deklaratë për mediat. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura