PD me dy kandidatë në 14 Maj/ Zekthi në Panorama TV: Ja opsionet që u diskutuan në tryezë. Në Tiranë vendosëm të futeshim në garë për shkak se…

Mar 28, 2023 | 17:29
SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë së  Partisë Demokratike Fitim Zekthi ka folur ditën e sotme për daljen e PD me dy kandidatë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Shehaj u shpreh në një intervistë në Panorama TV se janë diskutuar të dy opsionet, edhe që të dalin me kandidatë në disa bashki ose të mos futen fare në këtë proces për të mos dubluar kandidatët e primareve.

“Të gjithë kanë debatuar se cili është opsioni më i mirë që të ruhet dinjiteti i PD dhe logo e PD. Por gjithashtu të kemi edhe mundësinë që opozita të jetë e fortë përballë Ramës. Ne e konsiderojmë edhe lëvizjen e Foltores edhe PL, opozitë të kësaj vendi. Edhe pse unë mendoj që Foltorja është lëvizje problematike por është ipozitë Një opsion ishte që të mos garohej fare.

Një opsopn ishte të garohej në mënyrë të pjesshme. Në Tirana nuk mund të mos garonim. Në Tiranë ka një votues shumë të gjerë, 500 mijë votues. Logo e PD duhet të ishte në fletën e votimit. Në Tiranë ne mendojnë se ndryshe nga baskitë e vogla ku konflikti është më i pranishëm, në Tiranë ka më shumë refleksion dhe elitë njerëzish që zgjedhin të votojnë lirisht më shumë se kudo tjetër. Do shkelej, do zbehej nga LSI dhe lëvizja e Foltores që nuk përfaqëson asnjë lloj shprese për të mirën e këtij vendi”, tha Zekthi.

Shehaj komentoi edhe ndarjen e PD në dy kampe të ndryshme. “Ndarja është bërë për qëllime pushteti dhe jo për qëllime vlerash. Kriza ka nisur herët si pasojë e korrupsionit dhe pafuqisë për të ndryshuar. Një forcë politike e djathtë arrin të vijë në pushtet vetëm kur bën dy gjëra kur largohet nga kontrolli i elitës së vjetër dhe të mos bjerë në krahun radikal. E shikoni gjuhën që përdoret aty me emra Alibasha dhe Alibrava dhe akuza të ndryshme”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura