PD-LSI bashkojnë votat në KQZ, nuk i heqin mandatin kryebashkiakut. Zguri: Ja e vërteta e tij

Nov 3, 2017 | 14:01
SHPËRNDAJE

PD dhe LSI kane bashkuar votat duke rrezuar nje kerkese te dy anetareve te PS-se ne KQZ per ti hequr mandatin kryebashkiakut te Mallakastres, Agron Kapllanaj per shkak se e kap ligji i dekriminalizimit.

“Ceshtja e Agron Kapllanajt eshte shqyrtuar dhe gjykuar nje here ne mbledhjen publike te dates 29.7.2016 dhe eshte gjykuar nga KQZ si subject qe nuk preket nga dekriminalizimi. Gjithashtu ne dispositivin e vendimit te Prokurorise vleresohet se Kapllanaj nuk preket nga dekriminalizimi. Kjo eshte arsyeja qe nuk eshte futur serish ne mbledhjen e KQZ. Vendimi i prokurorise dhe ceshtje e gjykuar njehere”, u shpreh kreu i KQZ-se, Klement Zguri.

Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, depozituan në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike.

kqz

Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste ishte në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojnë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.

Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015. Sipas Kodit Penal Italian, neni 624, thuhet se “kushdo që i merr tjetrit sendet me forcë dhe në fund merr përfitimin për vete apo për të tjerët, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe me gjobë nga 150 euro deri në 516 euro”.

DEBATI

Eridian Salinji (Perfaqesues i PS): Ti (Zguri) nuk mund të mbrohesh këtu se je i pavarur. Se ku i je i varur ti e di vetë. Deklarata që bëri PS duhej bërë shumë ditë më përpara jo sot. Ti sot e ke vënë në dyshim karrigen që ke. Ti nuk mund të fshehësh kërkesën. Kjo ndodhi, është përgjegjësi e juaja. Nëse shkel ligjin, duhet të presësh edhe përgjigjen. Ti erdhe me një marrëveshje politike aty. Marrëveshja ka mbaruar tani dhe besoj që edhe ti je i fundit i mohikanëve. Në rastin e Kapllanajt ligji i dekriminalizimit ka edhe efekte prapavepruese. Personi në fjalë është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Arsyetimi i Prokurorisë është jologjik.

eridian salianji

Ivi Kaso (Përfaqësuesi i PS): PS ka një hall të madh, do të heqë vëmendjen nga droga, nga Habilajt, nga Sajmir Tahiri dhe të gjitha çështjet që i kanë dalë. Presioni i paprecedentë që i është bërë KQZ-së, është ndeshur edhe në dy raste të tjera kur PS ka pasur një hall të madh. E ka pasur këtë hall të madh edhe në 2007 me Elbasanin dhe në 2011 kur humbi mandatin në Tiranë. Prokuroria në rastin e Mallakastrës nuk ka zbuluar asgjë. Dënimin në vitin 2004 ai e ka deklaruar vetë.

ivi kaso

***

Në formularin e tij, Agron Kapllanaj thekson se kjo ngjarje është gjykuar në vitin 2003 nga Gjykata e Firences, e cila ka vendosur pezullimin e masës së dënimit. Çështja e Agron Kapllanajt është shqyrtuar një herë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është vendosur se nuk përbën shkelje, pasi vepra e tij është shuar.

Por për dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë gabim llogaritë për vitet rehabilitimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, për rrjedhojë kërkon që çështja të rishqyrtohet. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, konfirmoi për “Panorama” kërkesën e dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste.

Agron Kapllanaj
Agron Kapllanaj

Por sipas Zgurit, për rastin e Agron Kapllanajt Prokuroria ka dërguar një informacion, sipas së cilës, theksohet se vepra për të cilën akuzohet kryebashkiaku i PD është rehabilituar dhe për rrjedhojë nuk çon në heqjen e mandatit.

“Prokuroria në fakt ka sjellë një material, në të cilën thekson se rasti i kryebashkiakut të Mallakastrës nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi vepra është rehabilituar. Por dy anëtarët e KQZ kanë mendim tjetër dhe kërkojnë të thërrasin edhe një herë në mbledhje këtë çështje”, tha Zguri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura