PD: Kryebashkiaku i ri do jetë Rama, jo Veliaj

Jul 30, 2015 | 11:56
SHPËRNDAJE

Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha në një deklaratë pas ceremonisë së betimit se opozita nuk pranoi të ishte i pranishëm ministri Cuci.

“Ky moment solemn u prish në vijimësi nga ata që zhbënë autoritetin vendor. Personi në fjalë që është edhe autori i anti-reformës territoriale, krijoi një akt të paprecedent, solli në sallë pushtetin e ministrit. Sot të gjithë pamë që kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës nuk do jetë Veliaj, por Rama. Nuk mundet të pranojmë zhbërjen me qëllim të autoritetit vendor”, deklaroi Olli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura