PD kërkon lirimin e Ballistit, Noka e viziton në burg

Oct 13, 2015 | 13:38
SHPËRNDAJE

Një ditë pas kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, është deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka që ka vizituar sot në burg Ismail Morinën (Ballisti), njeriu që ngriti dronin një vit më parë në stadiumin e Beogradit, me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

noka_5

Noka ka kërkuar që qeveria të mos përdorë dy standarte.

“Ministri vijon trafikun e drogës dhe rri në karrigen e ministrit. Një njeri me armë nuk mbrohet, të mos përdoren dy standarte”,- tha ai.

Partia Demokratike, që nga Lulzim Basha, Sali Berisha dhe deputetë të tjerë, kanë kërkuar lirimin nga burgu të Ballistit, i cili u arrestua me armë pa leje në makinë një ditë para ndeshjes me Serbinë në Tiranë. Ai tha se i mbante për vetëmbrojtje pasi ka pasur kërcënime që prej një vit më parë, kur pranoi autorësinë e ngritjes së dronit në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura