PD kërkesë për hetimin e zgjedhjeve/ Alibeaj rendit çështjet: Nga ndalimi i emigrantëve për të votuar, tek legalizimet, rritja e pagave, patronazhistët…Ja çfarë do hetohet

Sep 30, 2021 | 12:49
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në një dalje për mediat, nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj renditit të gjitha çështjet që sipas tij do të përfshijë hetimi.

enkelejd alibeaj

Sipas Alibeajt hetimi do të nisë me ndalimin e emigrantëve ditën e zgjedhjeve, legalizimet, rritja e pagave, punësimet apo deri tek patronazhistët.

Alibeaj u shpreh se kërkesa është jo vetëm nevojë e aksionit politik të PD, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon.

“Do të hetohet mbyllja e pajustifikuar e kufijve për të bërë të bërë të pamundur emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit

Do të hetohen legalizimi më shumë se 10 mijë ndërtesave informale.

Do hetohet disbursimi i fondit për ndihmën ekonomike. 4 vite u zhvatën  dhe 2.4 mln euro ndihmë ekonomike, 20 mijë familje i rifutën në këmbim të blerjes së votës

Punësimi i 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme në periudhën e fushatë zgjedhore.

Rritja e pagave do të hetohet, 63 mln nga paratë e buxhetit të shtetit për administron e cila nga 2013 është shndërruar në skuadron të PS. Në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren për vota.

Do hetohen 120 mln euro të asfaltit elektoral, që në periudhën

Do të hetohen 505 mln tendera, prokurime, koncesione vetëm në periudhën nëntor-dhjetor 2020 që janë plotë 807 kontrata.

Do të hetohet 125 mln euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë disa javë para zgjedhjeve u shpërndanë 125 mln euro përkundrejt blerjes së votës.

Do të hetohet qershia mbi tortë, spiunazhi modern i patronazhistëve. Në 2021 në këtë vend rikthehen edhe njëherë makthet e para vitit 90”, tha Alibeaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura