PD: Kallëzim penal Vangjush Dakos, pazare në kurriz të qytetarëve me banesat sociale

Feb 26, 2015 | 21:04
SHPËRNDAJE

Banesat sociale në Durrës

Durrës- Partia Demokratike ka përgatitur dhe do të dorëzojë kallëzim penal për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Sipas kreut të PD-së në Durrës, Osman Stafa, kallëzimi penal me akuzën për shpërdorim detyre ka të bëjë me ndarjen e parakohshme të banesave sociale në qytetin e Durrësit. Në një konferencë për shtyp, Stafa prezantoi një video të pallatit, ku familjet kishin hyrë nëpër banesa ende pa u ndarë ato zyrtarisht. Stafa, ofroi edhe dokumente, të cilat, sipas tij, provojnë shkeljen e hapur ligjore të kryebashkiakut Dako.

“Vendimi dhe qëndrimi i z. Dako, është një akt i pastër abuziv, në kurriz të shtresës dhe shtresave në nevojë të qytetit të Durrësit. Cfarë ka ndodhur në Durrës me banest sociale?! Sikundër ndodh në të gjitha vendimmarrjet e Dakos, para se të shprehen institucionet konform ligjit, kryebashkiaku bën ndarjet dhe pazaret në kurriz të qytetarëve. Banesat sociale të Durrësit, Dako i ka bërë dhurata në emër të punonjësve të Bashkisë, të miqëve dhe të sekserëve. Banesat sociale janë shpërndar përpara se komisioni në shpallte listën me qytetarët që plotësonin kriteret për të përfituar banesë sociale me qera të përjetëshme”,- theksoi Stafa.

Numëri një i PD-së në Durrës i bëri thirrje Prokurorisë dhe kryeministrit Rama që të mos veprojnë me dy standarte.

“Rama mos të përdorë standarde të dyfishta, ndërsa çon për ndjekje penale kryebashkiakë, që i bëjnë hije atij duke ndjekur penalisht Baftjar Zeqon e Fierit për banesat sociale, ndërsa për të njëjtën vepër penale mbron Vangjush Dakon e Durrësit”,- deklaroi Stafa.
Pas rreth pesë vitesh pritje, hapet drejta jeshile për 132 familjet durrsake që përfituan nga ndarja e banesave sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura