“PD ka humbur një politikan të përkushtuar”- Lulzim Basha: Kontributin e Bujar Nishanit do ta kujtoj me respekt

May 28, 2022 | 15:51
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se sot PD ka humbur një politikan të përkushtuar.

basha- nishani

Ai thotë se kontributin që ka dhënë për PD dhe Shqipërinë do ta kujtojë me respekt.

Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura