PD: Ja truket kriminale që po përdor kryetari model i Ramës Elvis Ervin Roshi”

May 27, 2016 | 15:49
SHPËRNDAJE

Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso në një konferencë për mediat ka denoncuar sot truket sipas tij “sa kriminale dhe qesharake që përdorin të zgjedhurit e Edi Ramës për ti shpëtuar dekriminalizimit”.

Ivi Kaso
Ivi Kaso

“Kemi dëgjuar shumë variante për emrin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, por së fundmi, ai ka nxjerrë një të ri, ku i ka përmbledhur gjithë identitetet në një, duke iu drejtuar autoriteteve gjermane.

Në këtë shkresë, i zgjedhuri i Ramës e ka emrin Elvis-Ervin. Mbiemri mbetet po ai, Roshi.

Pra Roshi i Ramës, i thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin. Sigurisht, me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë.

Pse kryetari model i Edi Ramës, nuk i drejtohet autoriteteve gjermane me emrin Ervin Roshi që ka pasur deri në vitin 2002, siç e pranon edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit, kur dhe është dëbuar nga gjykata.

thumbnail_Elvis Roshi

Ndërkohë që ne presim të dhëna të tjera, nga vende të tjera të Europës për Roshin e Ramës, prokuroria duhet të veprojë me shpejtësi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, për të verifikuar fshehjen e të dhënave dhe truket e manipulimet e tjera që ky dhe të tjerë të zgjedhur të Edi Ramës po përdorin për të shmangur ligjin”, tha Kaso.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura