PD-ja në zgjedhje? Zbardhet takimi i Metës me zyrtarin amerikan Yee

May 15, 2017 | 20:18
SHPËRNDAJE

PD duhet te gjeje forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, por edhe mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj. Keshtu eshte shprehur sot kryetari i Kuvendit Ilir Meta ne nje takim me zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee, i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.

meta lee

Sic thuhet ne njoftimin e shperndare nga zyra e shtypit e Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe vuri theksin mbi rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti strategjik në interes të avancimit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me procesin e integrimit evropian të vendit.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje.

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.” – theksoi Meta.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se gjithëpërfshirja dhe dialogu konstruktiv janë vendimtare për përshpejtimin e integrimit evropian, për sundimin e ligjit, për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për legjitimitetin e institucioneve të vendit.

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee e uroi Meten për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura