“PD-ja ka bërë kthesë të madhe”, Gjiknuri tregon prioritetin e Këshillit Politik, por nuk përjashton ndryshimin e sistemit

Jan 16, 2020 | 18:10
SHPËRNDAJE

Pas takimit të Këshillit Politik bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se prioritet i ekspertëve të hartimit të draftit janë çështjet e administrimit të zgjedhjeve.

gjiknuri

Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se pas çështjeve të administrimit të zgjedhjeve në plan të dytë qëndron edhe ndryshimi i sistemit duke e lënë derën të hapur.

Kjo është një tavolinë formale, roli u mbetet përfaqësuesve politikë. Prioritet për këtë grup pune është objekti i punës së komisionit, çështjet e administrimit zgjedhor, pse jo edhe të sistemit. E rëndësishme është që të  fokusohemi. PD-ja ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrime te saj ekstremiste dhe unë jam shumë i lumtur, që PD-PS dhe të tjerat u ulën për kompromis” tha Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura