“PD, forcë me kredibilitet të madh”- Grida Duma mbi Vetingun e politikanëve: Po i themi SPAK-ut, na heto ne! Ja pse personalisht jam pro listave të hapura

Oct 19, 2021 | 18:15
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e PD Grida Duma deklaron se demokratët kanë besueshmëri te qytetarët pasi propozuan që të bëhet vetingu i politikanëve. Duke folur në emisionin “Top Talk”, Duma tha se po çojmë një dokument ku i themi SPAK-ut, “na heto ne!”.

grida Duma

Besoj që PD, ka të gjitha kredencialet që ta udhëheqë axhendë të reformave si force politike e madhe në vend, me kredibilitet të madh. Ku e ka besimin e madh? Tek ajo që po bën duke propozuar vetingun në politikë. Pra ne po çojmë dokument, ku i themi SPAK-ut, na heto ne! Kjo është prova e pare që u japim shqiptarëve, sepse po çojmë një dokument ku u themi na hetoni ne dhe të afërmit tanë apo bashkëpunëtorët. Kur ne themi që po çojmë në Parlament një draft që lidhet me njerëzit, nuk nënkuptojmë që do ti thërrasim moralit më të mirë apo mëshirës së pushtetit”, tha Duma.

Teksa u ndal te propozimi i ndryshimeve kushtetuese nënkryetarja e PD tha se personalisht ajo është për listat e hapura totalisht. “Unë besoj te politikani që bënë betejën publike dhe betejën e terrenit. Personalisht flas, dhe do ti qëndroj edhe në diskutimin e brendshëm në PD, besoj te listat e hapura plotësisht dhe meritokracia. Në ndryshim nga disa vite më parë kemi një qasje tjetër të plotë komponentëve politikë në PD dhe kjo mua më jep një ogur shumë të mirë edhe për vet PD-në”.

Sa i takon çështjes “Berisha”, Duma theksoi edhe njëherë që e ardhmja e PD-së nuk po e zhbën të shkuarën, ndërsa e konsideroi sërish vendimin e Bashës si “akt prej lidershipi”.

E dëgjoj shpesh që thonë pse Basha në të njëjtin moment që deklaroi arritjet dhe sukseset e Berishës, në të njëjtën ditë mori vendimin e pezullimit. Për një arsye të thjeshtë, që përfshin edhe qëndrimin tim. Historia e PD nuk duhet të dëmtohen nga element që vijnë, sot nesër pasnesër. 30 vite në të cilat PD ka pasur sukseset e veta, arritjet e veta, të gjitha këto PD i ka. Një nga gjërat që duhet të ruajmë është që nëse ne bëjmë koment mbi komentet e z. Berisha…Unë mendoj që e ardhmja përcaktohet siç e kemi përcaktojë. Por nuk mendojë që e ardhmja duhet të zhbëjë të shkuarën e PD. E kam përcaktuar aktin e Bashës të marrjes individuale të përgjegjësisë si një akt prej lidershipi”, tha Duma.

Pyetjes: A do përfundoj në ndarje PD-ja?, Duma iu përgjigj: “Mendoj që 30 vite jetë politike e kanë maturuar vetëdijen politike të anëtarësisë politike të demokratëve. PD gjenialitetin e vet, falë edhe liderit historik, ka mbledhur ish-të persekutuarit, pronarët, më të varfrit, fermerët, një pjesë të intelektualëve disidentë. Ky gjenialitet i ka bërë demokratët për të toleruar kur momenti i fundit vjen. Ata e dinë që diversiteti dhe bashkimi ecën me ta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura