“PD e vendosur të hapë kapitull të ri politik”/ Basha publikon foto nga takimi me demokratët në Durrës: Do i japim fund korrupsionit dhe kulturës përçarëse

Jan 22, 2022 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Facebook disa foto nga takimi i tij me demokratët në Durrës.

Kryedemokrati shkruan se mbështetësit e tij kanë zgjedhur të ardhmen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i jepet fund tranzicionit dhe kulturës përçarëse që e mban Shqipërinë peng.

Sipas Bashës, PD është e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike.

Postimi i Lulzim Bashës:

Demokratët e Durrësit kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur shpresën sepse vetëm kështu mund t’i shërbejmë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke i dhënë fund tranzicionit, korrupsionit endemik dhe kulturës përçarëse, që synon ta mbajë këtë vend, peng të një grushti të vogël njerëzish. Partia Demokratike është e fortë dhe e vendosur për të hapur një kapitull të ri në përfaqësimin dhe kulturën politike. Në aleancë me qytetarët, do të sjellim ndryshimin që për shumë gjatë është mohuar dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura