PD e ndarë në zgjedhje/ Analisti Plator Nesturi në Panorama TV: Një pjesë e kandidatëve të Primareve mund t’i bashkohen Alibeajt, lojë politike që…

Mar 18, 2023 | 18:36
SHPËRNDAJE

Analisti Plator Nesturi komentoi në Panorama TV regjistrimin e PD si dy subjekte zgjedhore më 14 maj ku tha se të dyja palët e dinin si do të zhvillohej çështja në gjykatë dhe përfundimin që mund të kishte.

nedturi

Nesturi u shpreh se kjo mund të jetë një lojë politike në mënyrë që pala humbëse në zgjedhje të bëjë fajtor palën tjetër.

Ai gjithashtu shtoi se nuk është çudi që një një pjesë e kandidatëve të Primareve mund t’i bashkohen Enkelejd Alibeajt për të kandiduar me logon e PD.

“Çështja është te letrat unë kam përshtypje që të dyja palët e avokatëve e dinin si do të vinte çështja e legalizimit e njërës apo tjetrës palë, kanë humbur kohë teksa mund të gjenin një zgjidhje, nuk është e hijshme as e ndershme që të përfundonte në këtë formë, vulën e firmën e ka një pjesë që nuk ka pasur asnjë aksion politik dhe një pjesë tjetër që nuk ka statusin as të simboleve dhe një pjesëmarrje normale në zgjedhje.

Gjyakata ose KQZ mund të bënte të mundur një lloj bashkëpunimi mes dy palëve që kanë një luftë të fortë brenda PD por ajo që ka nxjerrë krye është që Berisha ka dalë me deklarata të drejtpërdrejta që e anatemonte Bashën dhe Alibeajm dëshmoi se ai mund të ishte i sakrifikuari i madh nëse do të kishte një ngjizje por kemi një lojë politike që duke ditur që aksionet e opozitës në këto zgjedhje janë të ulëta, mund të ishte një kauzë e mirë për të justifikuar humbjen dhe të bëjnë fajtorë njërën palë se u panë interesat e ditës.

Mua smë duken relevante deklarimet e Berishës janë dy pjesë që garojnë si subjekte më vete ku njëra ka të drejtën e vulës dhe tjetra mbetet pa të, tashmë jemi në kushtet të tjera dhe nuk është çudi që një pjesë e kandidatëve të primareve mund t’i bashkohen Alibeajt se edhe Berishës i rri shumë ngushtë koalicion ku ndodhet.

Në të gjitha rastet edhe po të mos ishte kjo gjë pjesa e Alibeajt ka një shtrirje sado të vogël që është e lidhur me figurat që janë ty dhe me logjikën e atyre që Berisha me non gratën e tij i prish punë të ardhmes së partisë”, tha Nesturi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura