PD e akuzoi si spiun, kandidati për KLP: Jam familje dëshmori, ndaj kandidova për Partinë Komuniste

Jan 24, 2018 | 8:55
SHPËRNDAJE
Juxhin Mustafaraj/ Avokati i përzgjedhur nga shorti me gogla për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga rradhët e avokatëve, Kozma Jano paralajmëron se do të ngrej një padi penale ndaj ish-ministrit Gazment Bardhi. Në një prononcim për “Panorama”, kandidati për KLP, Kozma Jano ka sqaruar se ndyshe nga pretendimet e PD ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Kozma
Këshilltari juridik i PD, Bardhi publikoi paraditen e sotme dokumentin ku Jano rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”. Por për avokatin, dokumentat janë falsifikuar për të denigruar figurën e tij.
“Ato janë tërësisht akte të falsifikuara.
Asnjë akt nuk është i imi, vetëm se është vënë emri im mbi to. Është direkt një dorë politike për të dëmtuar figurën time për shkak se unë u zgjodha nga rradhët e avokatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Do të bëj një kallëzim penal, pasi kjo është një shpifje shumë e rëndë vetëm për të denigruar figurën time”, sqaron për “Panorama”, Jano.
Kandidati i zgjedhur për në KLP sqaron se ka kandituar për Partinë Komuniste por nuk mund të quhet si i angazhuar politikisht pasi nuk u shpall fitues. “Unë kam qenë dikur kandiat më ka vënë një forcë politike, por nuk kam rezultuar fitues dhe nuk jam zgjedhur në Këshill. Ajo është një forcë politike, por unë nuk jam zgjedhur. Unë nuk kam aderuar aty, nuk kam teser partie. Mua më kanë kërkuar të kandidoj vetëm se kam qenë familje dëshmori”, thotë Jano.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura