PD: Drejtuesi i kompanisë së Sadri Abazit funksionar te komisioni i prokurimeve

May 6, 2016 | 12:36
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i ka kërkuar sot deputetit socialist Sadri Abazi të përgjigjet nëse një drejtues lartë i kompanisë së tij Alko- Impex është sot edhe funksionar i lartë në komisionin e Prokurimeve Publike ku kalojnë tenderat e institucioneve shtetërore.

Grida Duma gjate deklarates per shtyp
Grida Duma gjate deklarates per shtyp

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma u tha në një konferencë për shtyp se “një prej oligarkëve të Edi Ramës, që kap tendera në cdo institucion është deputeti i tij Sadri Abazi, me kompaninë alko-impex. Dy ditë më parë, ne denoncuam një rast flagrant se si ai mori 780 milionë lekë nga Bashkia Librazhd me ndërmjetësin e tij Taulant Balla, që është komisari i kësaj zone, ndërkohë që të njëjtën pune ofertuesi i dytë do ta bënte me 250 milionë lekë më pak. Korrupsioni i oligarkëve të Ramës ka prishur garën dhe konkurencën, dhe është i pranishëm në çdo zyrë e në çdo formë”.

Sipas saj “Dhe sikur të mos mjaftonte lidhja e ngushtë me kryeministrin, me shefin e përgjithshëm të tenderave, dhe lidhja me komisarët si Taulanti, këta oligarkë janë kujdesur të kapin dhe institucionet e prokurimit. Faktet janë tronditëse dhe tregojnë tentakulat e kësaj hajdutërie, të vjedhjes së parave të shqiptarëve, që janë shtrirë kudo”.

“Kemi sot disa pyetje që kërkojnë përgjigje. A është sot një prej drejtuesve të kompanisë së Sadriut, funksionar i lartë i KPP, komisionit të prokurimeve publike? A ka lidhje përfaqësuesi ligjor i kompanisë së Sadriut, me një funksionare të lartë të KPP? Komisioni i Prokurimeve Publike, është zyra kryesore ku shqyrtohen ankesat që kanë subjektet kur shohin shkelje apo padrejtësi”, u shpreh Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura