PD dokument për votën kundër SHBA-së në OKB, Bushati: Kjo është një palo rezolutë

Feb 8, 2018 | 11:10
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i ka kërkuar Qeverisë përmes një projektrezolute të tërhiqet nga vota që ka dhënë kundër SHBA-së në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Por ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati sqaroi se cilat ishin arsyet përse u votua kundër në OKB.

bushati kuvend

“Katër arsyet e qëndrimit të Shqipërisë. E para, aplikimi i koherencës dhe qëndrueshmërisë në përputhje më të drejtën ndërkombëtare dhe me qëndrimin e BE. Qëndrim konsensual kemi mbajtur edhe në 2005 apo 2009 kur Shqipërinë e drejtonte PD. Urdhëroni për Jeruzalemin, vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. Vazhdojmë me rezolutën e 2008, apo 2010 edhe kur ishte PS-LSI bashkë me Edmond Panaritin ministër të Jashtëm i njëjti qëndrim. E doni qëndrimin kur ishte me Ramën i njëjti qëndrim, edhe më 30 nëntor 2017 i njëjti votim”,- tha ministri.

Në fund ai e mbylli fjalën e tij duke thënë “Ta rrëzojmë kundër këtë palo rezolutë”.

Rezoluta e PD

Duke shprehur keqardhje që këto veprime të qeverisë u bene pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës. i kërkon qeverisë:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik më 13 dhjetor 2017

Të rishikojë votën për rezolutën “Per statusin e Jeruzalemit” te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura