PD Dibër: Makina e policisë aksidentoi një 15-vjeçar, teksa i hapej rruga Ramës. Policia: Në këtë moment, eskorta e Kryeministrit ishte afër Bulqizës

May 19, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Policia e Shtetit ka reaguar për aksidentin e adoleshentit sot në Klos, duke sqaruar situatën. Burimet theksojnë se ngjarja ndodhir rreth orës 14.40, në segmentin Burrel – Klos në vendin e quajtur Shkëmbi i Butë.

Aty është aksidentuar “me motorrçikletë 125 Cm3 shtetasi K. K. 16 vjeç, i pa pajisur me leje drejtimi, i cili ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal duke u dëmtuar lehtë. Nga shërbimet e Policisë Rrugore të cilat ishin të planifikuara me shërbim në këtë aks, i është dhënë ndihma e parë duke e dërguar në spitalin e Burrelit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftim.

Në lidhje me pretendim e ngritur nga Partia Demokratike dhe deputeti i qarkut Dibër se adoleshenti është aksidentuar nga eskorta shoqëruese e Kryeministrit , Policia e Shtetit sqaron: 

“Gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti, shërbimet e eskortimit dhe Garda e Republikës kanë qenë duke shoqëruar Kryeministrin në një segment tjetër rrugor, në drejtimin Peshkopi – Bulqizë dhe në orën kur ka ndodhur aksidenti, eskorta e Kryeministrit ndodhej afër Bulqizës”.

Më herët, deputeti i PD-së Bedri Hoxha ka denoncuar ngjarjen teksa ka theksuar: “15-vjeçari u përplas nga makina e Policisë dhe përfundoi në kanal’.

Sipas tij, adoleshenti është aksidentuar sot në Klos gjatë fushatës së kryeministrit Edi Rama në Dibër.

Aksident, foto ilustruese

“Personi është në spital duke marrë serum. Pasi e ka hedhur makina e policisë në kanal nuk i është dhënë ndihma por është braktisur. Incidente të tilla duhet të shmangen”,- tha Hoxha.

Sipas të afërmve të 15-vjeçarit, ka dëshmitarë që kanë parë ngjarjen e cila ka ndodhur teksa Rama po shkonte në Klos për një takim elektoral.

Burimet thane se i plagosuri quhet K.D, teksa mësohet se u dërgua në spitalin e qytetit rajonal.

Sakaq, deputetit Bedri Hoxha: “Janë shtuar aktet e dhunës dhe policisë. Ka emërime të shefave të komisariateve të cilët më parë kanë qenë të shkarkuar dhe me precedentë të ndryshëm, po bëhet presion ndaj zgjedhësve të cilët kanë të punësuar në administratë familjarë të tyre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura