PD dërgon kërkesën në Kushtetuese: T’i hiqet mandati Kokëdhimës

May 29, 2015 | 16:11
SHPËRNDAJE

Pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e PD-së për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit socialist Koço Kokëdhima, sot Partia Demokratike i është drejtuar vetë kesaj gjykate.

Kokedhima dje ne Kuvend

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Kundërshtimin e vendimin të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimin e antikushtetueshmërisë së këtij vendimi: Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për Kokëdhimen si dhe Intepretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Sipas PD-se, vendimi i Rames dhe Metës për të marre në mbrojtje shkelësin e Kushetutës dhe për t’ja fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë.
 
“Nëse Kuvendi bëhet mburojë për deputetët që shkelin Kushtetutën dhe ligjin, atëherë nga organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shndërrohet në organin më të lartë të mbrojtjes së interesave të Koço Kokëdhimës dhe bizneseve të tij. Ky është fundi i demokracisë dhe i kushtetueshmërisë në vend”-sqaron PD.
Sipas saj, ishte në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e cështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.
“Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit”- thuhet ne deklarate.
 
PD vlereson se marrja në mbrojtje dhe fshehja nga drejtësia e deputeteve që janë miq për kokë të Kryeministrit shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për demokracinë, pasi çdo mazhorancë në Kuvend edhe në të ardhmen mund të mbrojë deputetët e saj duke injoruar detyrimin kushtetutes, dhe interesat e qytetareve.
 
“Për këtë arsye,  ne shprehim bindjen dhe vendosmërinë tonë të plotë që Gjykata Kushtetuese do të gjykojë për këtë çështje me paanshmëri dhe bazuar në provat dhe faktet e pakundërshtueshme të këtij dhunimi të Kushtetutës në mënyrë flagrante nga Koço Kokëdhima dhe mbrojtësi i tij personal, kryeministri Edi Rama”- perfundon deklarata per media e PD.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura