PD denoncon me video: Ja plani i Veliajt për ndërtesat mbi 9 kate e 29 metra lartësi tek Parku i Liqenit

Sep 1, 2018 | 13:46
SHPËRNDAJE

PD ka publikuar sot nje video, bere nga një punonjës i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ne te cilen, sipas PD duket plani i betonizimit të parkut te liqeni. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD, Ina Zhupa tha se plani “është i miratuar ne detaje,  kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim”.

Deklatata e PD

Para disa ditësh provuam para jush me fakte, me dokumenta shtetërore, se si është përgatitur nga Rama dhe Veliaj betonizimi i hapësires se liqenit artificial të Tiranës. Faktet ishin të qarta dhe të pakundërshtueshme. Madje dhe vetë kryebashkiaku i betonit përtej propagandës u detyrua të pranoj që pikërisht TR169 është emërtuar zona e liqenit në planin e përgjithshëm vendor të bashkisë Tiranës, zonë e cila ka radhën për tu betonizuar, ku aktualisht ndodhet garda, oborri i saj dhe gjelbërim i liqenit.

Veliaj vijoj avazin e vjetër të të vetmes gjë që di të bëjë mashtrimit por nuk na dha asnjë dokument për të kundërshtuar betonizimin ardhshëm të kësaj pjese të parkut.

Ai për këtë na dha fjalën e tij, të njëjtën fjalë që u dha dhe qytetarëve të Tiranës se nuk do kishte ndërtime në dhe ka dhënë rreth 2000 leje ndërtimi. Tirana rekord ndërtimesh në vitet e Erioni Betonin.

Sot po u japim një tjetër fakt që vërteton se plani i betonizimit të parkut është i miratuar ne detaje,  kulla me ambiente zyrash, banimi, shërbimi, parkingje etj dhe është gati për zbatim.

Le të ndjekim një video të bërë nga një punonjës i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit,  i cili hyn në server dhe na tregon zonën Tr169 që është liqeni dhe që Veliaj thotë gjithçka por nuk e mohon dot planin e betonizimit te tij.

Siç e ndoqët,  video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.

E sfidoj publikisht  Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij.

Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në shërbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura