PD denoncoi mbylljen e shkollës, prindërit paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën nësë nuk rihapet

Sep 19, 2018 | 19:31
SHPËRNDAJE

Prindërit e fshatit Mengën në Elbasan paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën nëse shkolla 9 vjeçare “Sulejman Rrançi” nuk do të rihapet. Shkolla qëndron e mbyllur prej dy vitesh kur një komision i ngritur nga emergjencat civile e vlerësoi si të pasigurtë, për shkak të amortizimit dhe dëmeve të shkatuara nga një tërmet.

boci

Përmes një vendimi të Drejtorisë Arsimore në Elbasan është përcaktuar që të gjithë nxënësit e shkollës 9 vjeçare të fshatit Mengël të vijojnë procesin mësimor me dy turne në Elbasan. “Ne nuk i çojmë fëmijët në Elbsan, ne kemi shkollën këtu. Shkolla le të vazhdojë. Në datë 17 ne do të bllokojmë rrugën”, paralajmëron një prej prindërve të nxësve të shkollës në Mengël të Elbasanit.

Në ditën e parë të shkollës, deputetët e PD, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa ishin përpara kësaj shkolle për të denoncuar papërgjegjshmërinë e qeverisë në lidhje me arsimin. “Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është drmatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”, deklaroi deputeti i PD, Luçiano Boçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura