PD: Deklarata e Ramës për Metën sa për të larë gojën, Llalla të hetojë

Sep 4, 2015 | 12:02
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar sot një pjesë të dosjes gjyqësore që ndodhet në arbitrazhin ndërkombëtar, ku sipas saj, përmendet edhe emri i Ilir Metës.

Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku tha nënjë konferencë për shtyp se reagimi i kryeministrit Rama dje ishte sa për të larë gojën.

“Skandali i rryshfetit të Ilir Metës u thellua dhe mori më shumë erë nga përpjekja e Edi Ramës për ta mbuluar, edhe pse reagimi i Kryeministrit është i thatë, sa për të larë gojën. Me anë të zyrës së tij, Edi Rama u mundua të komunikonte se avokatët e qeverisë në zyrën e arbitrazhit në Vjenë nuk paskan përmendur emrin e Ilir Metës si përfitues të rryshfeteve në shuma të mëdha”, u shpreh deputetja demokrate.

“Po çfarë kanë deklaruar zyrtarisht në fakt, të zezë mbi të bardhë Oliver Seyd dhe Tim Schreiber, avokatët e qeverisë shqiptare në dokumentin zyrtar drejtuar Arbitrazhit të Vjenës me datë 30 qershor 2015:  Ata janë shprehur si më poshtë: DIA ka marrë miliona euro nga CEZ në atë kohë, dhe i ka justifikuar këto shuma për rryshfete për zyrtarë të lartë, përfshirë një ish-kryeministër i cili ka qenë nën akuzë më parë për korrupsion”.

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatiak Llalla të nisë hetimet për këtë rast, ndërkohë që përsëri kërkesën për Metën për të dhënë dorëheqjen.

“Ngjarja është e rëndë dhe kërkon hetim të menjëhershëm e serioz nga Prokurori i Përgjithshëm.Por kjo mund të arrihet vetëm pas dorëheqjes së Ilir Metës nga posti i numrit dy të vendit, dhe dorëzimin e tij para drejtësisë si qytetar i thjeshtë”, u shpreh Tabaku.

Faksimile e dokumentit te publikuar nga PD
Faksimile e dokumentit te publikuar nga PD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura