PD çon në Kushtetuese Byronë e Hetimit

Oct 9, 2014 | 11:15
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i kërkon Gjykates Kushtetuese të shpallë si antikushtetues krijimin e Byrose Kombëtare të Hetimit, që është parashikuar në ligjin e Policisë së Shtetit.

Në kërkesën, siguruar nga Panorama Online,  qe e dorëzoi në mesditë deputeti demokrat, Arben Ristani thuhet “varësia e drejtëpërdrejtë e kësaj strukture hetimore dhe funksionimi i saj në varësi të drejtëpërdrejtë të kryeministrit dhe qeverisë së tij e bën këtë strukturë tërësisht politike. Sipas këtij parashikimi është tërësisht vullneti i qeverisë dhe jo vullneti i ligjit që përcakton jo vetëm mjetet dhe metodat që përdorin punonjesit në gjurmimin dhe hetimin e një vepre penale por dhe objektet dhe subjektet që hetohen”.

Sipas Ristanit, kjo eshte nje goditje shume e rende ne zemer te sistemit demokratik. “Shkel parimin e lirive te njeriut, ekskluzivitetin e prokurorise per hetimet, imagjinoni qe njerez te emeruar nga KM dhe MB do hetojne korrupsionin ne kryeministri apo njerez afer kryeministrit. Habi e madhe si do te funksionoje. Ne do ta ndjekim deri ne fund dhe shpresojme se Kushtetuesja do te rrezoje”- tha Ristani, gjate nje deklarate per media, pas dorezimit te kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese.  

Në kërkesë citohet Kushtetuta, sipas të cilës është prokuroria, qe ka të drejtën ekskluzive të ndjekjes penale dhe perfaqësimit të saj në gjykatë, ndërsa me këtë ligj i hiqet ekskluziviteti organit të prokurorisë.

“Byroja e Hetimit ëhstë një përpjekje për të ngritur një byro politike ku nga njëra anë të fabrikohen akuza për kundershtarët e kryeministrit, përfshi institucionet e pavarura, dhe nga ana tjetër të bëjë fshirjen dhe fshehjen e korrupsionit qeveritar. Një hetim politik i drejtuar bga kryeministri nëpërmjet byrosë kombëtare të hetimit që është strukturë nën varësinë direkte të tij dhe jo një hetim i pavarur nga institucionet e parashikuara nga kushtetuta, minon të drejtën kushtetuese të ccdo individi për një proces të rregulltë ligjor të garantuar nga neni 42 i kushtetutës dhe neni 6 i konventës europiane për të drejtat e njeriut si dhe bie ndesh me parimin e ligjshmerisë”, thuhet me tej në kërkesën e demokratëve drejtuar Kushtetueses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura